HUMOR/ Artistët vienezë: Shqiptarët nuk e meritojnë një gjeni si Edi Rama

HUMOR/ Artistët vienezë: Shqiptarët nuk e meritojnë një gjeni si Edi Rama

88
0
Shares

Letra që instrumentistët austriakë shkruan pas largimit nga Shqipëria


I dashur kryeministri më i kulturuar i kontinentit të vjetër,


Jemi të prekur, të befasuar dhe njëkohësisht të mrekulluar se si një personalitet poliedrik i sërës Tuaj, i shquar jo vetm si politikan, por njëkohësisht si një sportist i nivelit ndërkombëtar, si një piktor dhe shkrimtar i rangut botëror, si një dizenjues i Tiranës plot ngjyra, gjeti kohën e tij të vyer për ta ndarë me ne.


Por jo vetëm kaq, Ju i nderuar “mbreti Diell” nuk ndatë me ne vetëm kohën, por mbi të gjitha bëtë ciceronin tonë të palodhur, për të na treguar kryeveprën Tuaj më të fundit, transformimin rrënjësor të kryeministrisë, nga një vend ku më parë qëllohej mbi njerëzit, në një atelje të vërtetë të artit bashkohor.


Për surprizën tonë të madhe Ju shkuat edhe më tej.




Ju na ulët në tryezën ovale të këshillit Tuaj të ministrave, në vendet e atyre njerëzve që me siguri janë po aq të lëçitur, të pasionuar pas artit dhe të dhënë pas dijes sa dhe vetë Ju, ne punëtorëve të thjeshtë të artit, ne trashigimtarëve të një perandorie që e ka humbur shkëlqimin prej afro nje shekulli.


Nuk dimë vërtet si t’Ju falenderojmë, që në një kohë të vështirë kur vendi juaj po përballet me sfida të mëdha, kur ju duhet të luftoni orë pas ore, ditë dhe natë, kundër trafikantëve të drogës dhe kriminelëve në poilitikë, kur ju duhet të përballonit një dimër të acartë dhe një epidemi që ka shpërthyer keqas këto ditë, Ju, si një krijues të vërtetë, si një njeri që e njeh shpirtin fraxhil të artistit dhe ndjenjat e tij të holla, shpenzuat me ne aq kohë të pakursyer.


Po, Ju e meritoni vërtet atë epitetin e ministers suaj të ekonomisë. Ju jeni vërtet brand-i më i mirë i këtij vendi të vogël. Me përmasat e personalitetit Tuaj, me shpirtin e artistit, ngjyrat, ekspozitat dhe koncertet, ju mund të fshini vërtet çdo gjë të padrejtë që thuhet tek ne, Europa e vjetër, për Shqipërinë.




Duke Ju falenderuar duam t’iu themi se edhe ne kemi dëgjuar thshethemet që gëlojnë në vendin që vizituam për koncertin tonë. Edhe në veshët tanë, të pa shurdhuar nga rakia e Skraparit, dhe në vështrimin tonë, të pa zënë nga qeleshet karakteristike që Shkëlzeni na vendosi mbi krye, mbërritën akuzat për shpenzim fondesh. Për shitje të drejtash tek Tv private, për financime që u dhanë nga një sërë kompanish shtetërore, për biletat e shtrenjta.


Po, po, ne i kemi dëgjuar edhe hipotezat se Ju e planifikuat këtë koncert luksoz me qëllime propagandistike, atëherë kur prisnit që të merrnit hapjen e negociatave nga Brukseli dhe kur planifikonit që të niseshit për të celebruar në Uashington, si një kampion i botës së lirë, fitoren e Hillari Klintonit.


Fatkeqësisht asgjë nga këto nuk ndodhi, por Ju përsëri ditët të ishtit i përkryer me ne, sepse thellë thellë, Ju e dini se njerëzit vijnë e ikin në Bruksel dhe Uashington, ajo që mbetet është arti i vërtetë dhe miqësia e përjetshme e njerzve të kësaj race.



Ne, pas vizitës sonë në Shqipëri, e kuptuam më mirë, se edhe Ju si gjithë gjenitë përgjatë kohëve, do vuani dhe do torturoheni nga zilia, cmira, dhe meskiniteti i bashkëkohësve Tuaj të zakonshëm.


Mos u mërzisni!


Kjo është pesha e kryqit që duhet të mbajnë të mëdhenjtë.


Bashkohësit do të vazhdojnë tu kritikojnë se shfaqen tonë donit ta shisnin si koncertin e famshëm të Vienës. Ata do ta bëjnë këtë 


për mbi 200 mijë euro fonde publike që shpenzuat për të na sjellë ne në Tiranë. Ata do Ju shigjetojnë me siguri edhe për për atë markizën e bukur nën të cilën ne kaluam edhe për atë kërpudhën përkrah saj. Ata do ju shanjnë e ju anatemojnë për shumë gjëra.


Por, tani që Ju njohëm, Ju sigurojmë se beteja Juaj e vërtetë nuk është me ta. As me kundërshtarët politikë. As me gazetarët kritikë. Beteja Juaj është me përjetësinë dhe me pikturën gjigande që po krijoni për vendin tuaj në sy të Europës.


Shqiptarët që nuk jua njohin këtë meritë, nuk e mertitojnë një personalitet si Ju.


Ne që Ju njohëm jemi të mrekulluar që Ju takuam, Ju prekëm, bideduam dhe morëm diçka nga koha Juaj e shtrenjtë.


Ne po largohemi të bindur se Ju jeni një nga ato figura që kontinenti ynë i mplakur prodhon me gishtat e dorës. Shqiparët kanë fatin t’Ju kenë përditë ne e patëm vetëm për disa çaste.




Po i nderuar Edi,


Ne jemi të bindur për këto që po themi. Dhe sa më sipër, nuk janë të ndikuara as nga efekti i rakisë, as nga paratë që u futën në xhepat tanë ngaMinistria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, OSSHE, Albpetroli.


Gjykimi ynë nuk niset nga këto detaje meskine. Ai është një gjykim artisti që di ta njohë të ngjashmin e tij.


Prandaj Ju vlersojmë dhe Ju çmojmë si një specie në zhdukje që politika globale e ka humbur prej kohësh.


Pranoni edhe njëherë falenderimet tona të përunjura, i nderuar Edi.


Pjestarët e Ansamblit filarmonik të Vienës. Lapsi.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY