DETAJE/ Aksidenti në Laprakë, identifikohen viktima dhe të plagosurit

DETAJE/ Aksidenti në Laprakë, identifikohen viktima dhe të plagosurit

58
0
Shares

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur gjatë natës në kryqëzimin e Laprakës në kryeqytet, ku një vajzë mbeti e vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë njëri nga drejtuesit e mjeteve Ervin Bixhi, 26 vjeç, pasi drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:  Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY