Afera 470 milionë euro me CEZ, Rama bllokon hetimin parlamentar

Afera 470 milionë euro me CEZ, Rama bllokon hetimin parlamentar

67
0
Shares

“Edi Rama ka bojkotuar sot Komisionin Hetimor Parlamentar për marrëveshjen e tij me CEZ, që i kushtoi vendit 470 milionë euro. Edi Rama po shfrytëzon të gjithë pushtetin që ka në dorë për të bllokuar hetimin dhe transparencën mbi vjedhjen e shekullit”, denoncon PD nëpërmjet një reagimi zyrtar.
Sipas PD, “Dje, deputetët e urdhëruar prej tij dhe ministri Gjiknuri, prishën seancën duke penguar dhënien e dëshmisë. Sot në orën 17.00 ishte parashikuar seanca e radhës, por asnjë deputet i Ramës nuk u paraqit dhe as ministri Gjiknuri që duhej të jepte dëshminë.
Edi Rama jo vetëm po tregon se nuk mund të përballet me faktet që tregojnë përfshirjen e tij në këtë aferë, por po shkel haptas ligjin për hetimin parlamentar, një e drejtë kushtetuese e konfirmuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon frikën e Ramës nga e vërteta mbi vjedhjen e shekullit që do zbardhet me çdo kusht. Përgjegjësit për vjedhjen e 470 milionë Eurove nuk do të shmangin dot ditën e tyre para drejtësisë së pavarur dhe të pa kapur”, thuhet më tej në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY