Turqia inauguron tunelin që lidh Evropën me Azinë

Turqia inauguron tunelin që lidh Evropën me Azinë

64
0
Shares

Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka inauguruar sot tunelin e dytë që lidh Azinë me Evropën duke kaluar nën Bosfor.
Tuneli “Avrasja” është tuneli i parë në botë që lidh dy kontinente me automobilistike. Në vitin 2013 Turqia inauguroi tunelin “Marmaray”, që lidh Evropën dhe Azinë me metro.
Në ceremoninë e inaugurimit transmetuar live nga agjencia “DHA” Presidenti turk Erdogan tha se tashmë Turqia ka hyrë në hartën e shteteve që realizojnë projekte shumë të rëndësishme dhe të kushtueshme. Ai kujtoi urën e tretë mbi Bosfor të inauguruar në gusht 2016, tunelin “Marmaray” dhe tashmë tunelin “Avrasya”.
Themelet për tunelin “Avrasja” janë hedhur në vitin 2011 dhe projekti ka kushtuar plot 1,3 miliardë dollarë.
I gjithë projekti që lidh Evropën me Azinë është 14,6 km i gjatë, duke përfshirë tunelin 5,4 km i cili kalon nën det. Pika më e thellë që arrin tuneli është 106 metra nën nivelin e detit.
Presidenti Erdogan tha se në vitet në vazhdim Turqia do të inaugurojë aeroportin e tretë të Stambollit, i cili do të jetë më i madhi në botë si dhe një urë mbi ngushticën e Dardaneleve.
Erdogan së bashku me kryeministrin turk Yildirim kaluan të parët në tunel nën masa të rrepta sigurie dhe u ndalën në mes të tij për të shkrepur foto në pikën ku bashkohet Azia me Evropën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY