“Nuk kthehem në Shqipëri, mesazhi im për korçarët”

“Nuk kthehem në Shqipëri, mesazhi im për korçarët”

47
0
Shares

Zërat për një rikthim të mundshëm të Sokol Cikalleshit te Skënderbeu, bënë që pak ditë më parë vetë sulmuesi të reagonte për gazetën, duke hedhur poshtë gjithçka. Ai përdori frazën: “Më vjen të qesh”.
Mirëpo, kjo mesa duket është keqkuptuar nga tifozët korçarë, të cilët në vitin 2011 kanë duartrokitur Cikalleshin me fanellën e Skënderbeut. Reagimet e tyre në rrjetet sociale nuk i kanë pëlqyer sulmuesit të Kombëtares dhe kësisoj, përmes gazetës, kavajasi ka dashur të sqarojë edhe një herë opinionin sportiv, e veçanërisht korçarët.
“Dua të sqaroj tifozët korçarë se fjalët e mia janë keqinterpretuar. Nuk dua të krijoj keqkuptime, pasi një qytet si Korça dhe një skuadër si Skënderbeu e ka respektin tim maksimal dhe do ta ketë gjithmonë. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Takaj dhe shokë të mirë në atë ekip, siç është Orges Shehi.
Duke qenë lojtar profesionist, e ndjej për detyrim të sqaroj opinionin se zërat që qarkullojnë për një rikthim timin nuk janë të vërteta. Nëse në të ardhmen një ditë do të rikthehesha në Shqipëri, sigurisht do të isha i nderuar të luaja sërish për Skënderbeun. Por, për momentin kam të tjera ambicie dhe të vazhdoj të luaj në nivele të larta”, – ka thënë Cikalleshi për “Panorama Sport”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY