EMRI & FOTO GALERI/ Porti i Durrësit, ja si u gjet droga...

EMRI & FOTO GALERI/ Porti i Durrësit, ja si u gjet droga dhe kush është personi i arrestuar

58
0
Shares

Image GalleryEfektivat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë sekuestruar rreth 200 kg  Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë Ilirjan Byberi, 56 vjeç,  banues në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se sot, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Scania” kamion me targa AA 532 OA,  me drejtues  dhe pronar personin e arrestuar  Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 143 pako me peshë rreth 200  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY