Rama bëhet mbret…

Rama bëhet mbret…

47
0
Shares

Princi i kurorës në Tailandë, 64-vjeçari Maha Vajiralongkorn është bërë gjatë kësaj të enjteje Mbreti i ri i vendit, duke pasuar kështu të atin e tij të ndjerë dhe shumë të nderuar, ish-mbretin Bhumibol Adulyadej.
Ai pranoi fronin përmes një ceremonie televizive pas ftesës së marrë nga Parlamenti, duke formalizuar kështu mbretërimin e tij.
Mbreti Bhumibol, monarku më jetëgjatë i botës, ndërroi jetë më 13 tetor. Mbreti i ndjerë shihej gjerësisht si një shtyllë e stabilitetit përgjatë 7 dekadave trazirash politike në Tailandë.
Princi i kurorës pritej të bëhej mbreti i ardhshëm i vendit që të nesërmen e vdekjes së babait të tij, por kryeministri Prayuth Chan-ocha, në atë kohë tha se i kishte kërkuar atij shtyrjen e shpalljes zyrtare si mbret, në mënyrë që të mund të bënte të gjitha nderimet e fundit babait të tij.
Tashmë, princi i kurorës u shpall mbret në një ceremoni speciale 50 ditë pas ndarjes nga jeta të ish-mbretit tailandez. Ai bëhet tashmë Mbreti Vajiralongkorn, monarku i dhjetë i dinastisë Chakri, por do të njihet gjithashtu edhe si Rama X.
Maha Vajiralongkorn mori titullin e princit të kurorës, duke u bërë kështu pasuesi zyrtar i mbretit, në vitin 1972. Gjithsesi, ai pritet të provohet nëse do të fitojë të njëjtin nivel popullariteti i babai i tij, pasi deri më tani e kalonte shumicën e kohës jashtë shtetit.
Kalimi i tij në fron i jep fund një periudhe të shkurtër paqartësisht, gjatë së cilës presidenti i Këshillit Privy, Prem Tinsulanonda, një ish-kryeministër tashmë 96-vjeçar, shërbeu si regjent.
Monarkia e Tailandës është e mbrojtur nga kritikat përmes ligjeve të ashpra kundër monarkisë, gjë që iu ndalon edhe medieve të diskutojnë mbi rolin e familjes mbretërore, përfshi këtu edhe mediet ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY