DETAJE/ Si u lirua nga Gjykata e Tiranës shqiptari më i rrezikshëm...

DETAJE/ Si u lirua nga Gjykata e Tiranës shqiptari më i rrezikshëm i narktorafikut në Europë

76
0
Shares

Në muajin mars të vitit 2016, Blenard Fejzullai u arrestua nga Policia e Tiranës. Por Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për njohjen e dënimit të dhënë nga shteti italian.
Për rrjedhojë, miku i Arjan Selimit, i ekzekutuar disa vite më parë, është liruar nga burgu në qershor të vitit 2016.
Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzulla, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.
Blenard Fejzullai ka qenë i dënuat në Shqipëri me 6 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës.
Në Itali rezultonte i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fejzulla njihet si një nga anëtarët e grupit “Kompas” që drejtohej nga Armand Andoni alias Arjan Selimi.
Selimi është ekzekutuar me disa plumba poshtë pallatit të tij, ndërkohë që për ish-mikun e tij, Blenard Fejzulla, Italia kishte nisur prej disa kohësh gjuetinë. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY