Durrës, arrihet barazia, banorët e fshatrave do paguajnë taksa sa ata të...

Durrës, arrihet barazia, banorët e fshatrave do paguajnë taksa sa ata të qytetit

78
0
Shares

Banorët e zonave rurale dhe bizneset në zonën e Golemit dhe Gjirit të Lalëzit do të paguajnë taksa më të larta gjatë viti të ardhshëm. Këshilli bashkiak ka miratuar paketën fiskale 2017 në bazë të së cilës banorët e zonave rurale, do të paguajnë një lloj taksa sikurse banorët e Durrësit.
Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka hedhur poshtë propozimin që bizneset  e reja të përjashtohen nga tatimet. Ndërsa  ka deklaruar se do taksohen njëlloj si bizneset e Durrësit edhe  bizneset e zonës turistike nga gjiri i Lalëzit deri te Shkëmbi i Kavajës.
“Por vetëm një nuk aprovojmë, atë të heqjes së tatimit të detyrimeve të bizneseve të reja, Janë burim evazioni dhe ne na krijojnë shunmë probleme në mirëmenaxhimin e kësaj situate, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik. Gjirin e Lalëzit dhe Shkembin e Kavajës i kemi trajtuar njësoj si qytetin sepse i mendojmë që janë njësoj si qyteti, mos edhe më lartë se qyteti. Janë zona të vërteta turistike.
Këshilltari i Partisë Demokratike Armand Teliti është shprehur se bashkia nuk ka bërë një zonifikim duke penalizuar në këtë mënyrë bizneset e zonës rurale”, u shpreh Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës.
“Ju duhet të kishit bërë një zonifikim të qartë, të qytetit të Durrësi të bashkisë së Durrësit. Si i dalloni ju fshatrat e Manzës dhe të Ishmit apo fshatrat e Manzës dhe Sukthit kur ata janë komshi me njëri-tjetrin”, u shpreh Armand Teliti këshilltar PD.
Këshilli bashkiak ka miratuar më pas edhe 8 pika të tjera që ishin në rendin e ditës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY