SKEMA/ Xhani De Biazi me 4-1-4-1, emrat kundër Izraelit

SKEMA/ Xhani De Biazi me 4-1-4-1, emrat kundër Izraelit

47
0
Shares

Traineri i Kombëtares shqiptare Xhani de Biazi ka vendosur të hedhë në fushë një skuadër me modulin 4-1-4-1, ku i zakonshmi Kukeli do bëjë katalizatorin midis reparteve.

Xhaka dhe Abrashi pritet t’i bashkëngjiten treshes që do ketë si synim të parandalojë aksionet e kundërshtarit, të bëjë presing te çdo futbollist që ka topin në zotërim dhe mbi të gjitha të organizojë aksione të rrezikshme për të shënuar. Një trinom që deri tani ka treguar se është i aftë të përballojë me sukses këto detyra.

Ledian Memushaj, që shpeshherë ka qenë pjesë e qendrës së mesfushës, këtë herë do ketë një detyrë më sulmuese, duke luajtur si mesfushor i djathtë. Ai do shfrytëzojë formën e mirë fizike dhe mbi të gjitha cilësinë që ka në krosime, që duhet të kenë se destinacion Bekim Balajn. Ky i fundit pritet që të ketë si mbështetës më të afërt Azdren Llullakun.

Lojtari që luan me Gaz Metanin është golashënuesi më i mirë në Rumani, me 12 gola dhe duke i bashkangjitur tetë të shkodranit që luan me Terek Groznin, formojnë dyshen më produktive në botë, sa u përket ekipeve përfaqësuese. Një tregues i formës së mirë që po kalojnë lojtarët, edhe pse është e vështirë që t’i paralelizosh me sulmues që aktivizohen në kampionate më të vështira. Me këtë modul, bie në sy që misioni i kuqezinjve të De Biazit do jetë i njëjtë: mbrojtje hermetike dhe synim për të pasur një efikasitet “vrastar” në ato raste që mund të krijojnë.

I vetmi dyshim sa i përket formacionit të Shqipërisë, lidhet me Odise Roshin si titullar. Nëse De Biazi vendos ta aktivizojë nga minuta e parë, mesfushori do luajë në të djathtë, duke kaluar Llullakun në të majtë. Ndërkohë, në stol do përfundonte njëri mes Memushajt dhe Abrashit. Dje Roshi ka provuar të stërvitet me grupin, por vetëm sot De Biazi do të vendosë përfundimisht.panorama sport

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY