NDESHJA/Policia tregon orën kur mbyll tunelin e Elbasanit

NDESHJA/Policia tregon orën kur mbyll tunelin e Elbasanit

36
0
Shares

Policia e Shtetit ka vendosur të mbyllë tunelin e Elbasanit për qarkullim deri në përfundim të ndeshjes duke filluar nga kjo pasdite.

Më poshtë është njoftimi i policisë që bën të ditur oraret e bllokimit që janë të ndryshme për të dy drejtimet e tunelit.


Policia e Shtetit për tju ardhur në ndihmë tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan si dhe të gjithë përdoruesëve të rrugës Elbasan -Tiranë dhe anasjelltas bën me dije se:

Se lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet tunelit do jetë e lirë deri në orën 17.30 po të ditës së sotme.

Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, me të njëjtin përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është zhvilluar në vendin tonë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY