VIDEO/Obama nis stërvitjen për Trump: Impresionet nga takimi i parë mes...

VIDEO/Obama nis stërvitjen për Trump: Impresionet nga takimi i parë mes të dyve

33
0
Shares

Presidenti amerikan Barack Obama tha se pati një bisedë “të shkëlqyer” dhe “të gjithanshme” me Donald Trumpin, në vizitën e parë të Presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur në Zyrën Ovale, zoti Obama theksoi se përparësia e tij numër 1, është transferimi i rregullt i pushtetit. Zoti Trump tha se e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Presidentin Obama në të ardhmen, duke e quajtur një “nder të madh”.

“Transferimi paqësor i pushtetit është parimi themelor i demokracisë sonë” tha Shtëpia e Bardhë para takimit në zyrën ovale. Zonja e parë Michelle Obama po takohet privatisht me bashkëshorten e zotit Trump, Melania rreth jetës në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia e Bardhë tha shumë kohë para se fitorja e papritur e republikanit Trump të martën të bëhej e qartë se zoti Obama u kërkoi zyrtarëve vitin e kaluar të bënin një tanzicion të qetë mes dy administrative.

Shtëpia e Bardhë tha se administrata “Obama” po bën gjithçka të mundur që zoti Trump dhe zyrtarët e tij kryesor që ende pritet të emërohen, të jenë të “përgatitur që nga dita e pare të mbrojnë sigurinë kombëtare”. Zyrtarët e zbulimit dhe të mbrojtjes po e informojnë zotin Trump mbi kërcënimet e sigurisë së vendit dhe operacionet ushtarake jashtë.

Përveç kësaj, administrata Obama ka në plan të organizojë dy prova të disa agjenci qeveritare për të ndihmuar zyrtarët e administratës Trump të familjarizohen me mënyrat e përgjigjes ndaj emergjencave, qofshin sulmet terroriste apo katastrofa natyrore. Gjatë qëndrimit në Uashington, zoti Trump do të takohet gjithashtu me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe udhëheqësin e shumicës në senat Mitch McConnel dhe anëtarë të tjerë të kongresit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY