MESAZHET/ Clinton uron fituesin, Trump mban fjalimin e fitores

MESAZHET/ Clinton uron fituesin, Trump mban fjalimin e fitores

46
0
Shares

Donald Trump mbajti fjalimin e fitores si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i ri amerikan Donald Trump është shprehur i emocionuar para masës menjëherë pas rezultateve të cilat nxorën atë si President.
Përpara turmës së mbështetësve të tij të emocionuar, miliarderi tha fillimisht se kishte marrë një telefonatë nga Hillary Clinton që e kishte uruar për fitoren.
“Sapo mora telefonatë nga Hilary, ajo na uroj fitoren. Unë e uroj atë dhe familjen për fushatën perfekte që ka bërë. Hillary punoi fort dhe gjithë këto kohë dhe për këtë duhet uruar”, tha Trump në skenën e Hotel Hilton të Manhattan
“Do të jem një president për të gjithë amerikanët. Do të kërkojmë aleanca dhe jo konfliktet në botë. Do të shkojmë paqësisht me të gjithë ata që do të jenë dakord me ne”, premtoi Trump.
“Është një natë magjike. Amerikanët folën dhe zgjodhën kampionin e tyre”, tha Mike Pence, kandidati për Zëvendëspresident të SHBA-ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY