SHBA, nisin votimet për presidentin e ri

SHBA, nisin votimet për presidentin e ri

42
0
Shares

Fillon procesi zyrtar i votimeve që do të vendosin presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në disa zona me numër të vogël banorësh, votimet u hapën pas mesnate. Në 3 fshatra ku votimet zgjatën vetëm pak minuta 32 vota shkuan për Trump dhe vetëm 25 për Clinton-in.
Megjithatë zgjedhjet thellësisht të përçara presidenciale pritet të përcaktohen nga disa prej shteteve të pavendosura, ku kandidatët Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë bërë fushatë deri në minutën e fundit.
Clinton dhe Trump, kanë bërë fushatë deri në minutat e fundit me 7 nëntor, në disa prej shteteve fushëbeteje, ku pritet që vota të kalojë në favor të njërit nga kandidatët.
Shtetet amerikane dhe vëzhguesit e zgjedhjeve njoftuan se ka pasur një numër rekord të votimeve të hershme, me një pjesëmarrje të madhe të pazakontë të votuesve hispanikë, që duket se i kanë dhënë përparësi Clinton-it.
Sipas të dhënave të deritanishme mbi 40% e votuesve amerikanë e kanë bërë zgjedhjen e tyre në ato që njihen si votimet e hershme.
Sondazhet flasin për një fitore të Clinton. I fundit është ai i kryer nga Reuters dhe kompania e sondazheve Ipsos, të cilat vlerësojnë se Hillary Clinton ka 90% mundësi të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-ve.
Nivele rekorde të votuesve të hershëm janë njoftuar nga 23 shtete, përfshirë edhe distriktin e Columbia.
Votimet e hershme të hispanikëve raportohet se kanë shënuar rritje në shtetet kryesore, ku pritet fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump, siç janë Florida, Nevada dhe Kolorado.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY