NATO “gati për luftë”, 300 mijë forca në përballjen me Rusinë

NATO “gati për luftë”, 300 mijë forca në përballjen me Rusinë

40
0
Shares

NATO po përgatit për luftë me Rusinë mbi 300 mijë ushtarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike që citojnë përfaqësuesin e përhershëm të Britanisë së Madhe pranë NATO-s, Adam Tomson.
Shkak janë bërë tensionet e larta të kohëve të fundit me Moskën, çka kanë shtuar rrezikun e shpërthimit të një konflikti të armatosur.
Sipas tij, ngritja e kësaj force do të bëhet brenda tre muajsh dhe do të jetë e gatshme për tu dërguar në zonat ku mund të shpërthejë konflikti i mundshëm me ushtrinë ruse, kryesisht në shtetet e Europës Lindore.
Trupat janë grumbulluar nga të 28 vendet anëtare të aleancës veri-atlantike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltemberg tha për mediat britanike se kohët e fundit është vënë re se Rusia është bërë mjaft aktive në shumë fusha, veçanërisht me propagandën e saj në disa vende europiane anëtare të Aleancës. Ndaj dhe NATO po reagon me përforcimet më të mëdha, që prej luftës së ftohtë.
Pjesë e planit për vënien në gatishmëri për luftë të 300 mijë trupave është edhe dërgimi i 4 mijë ushtarëve në Lituani, Letoni, Poloni e Estoni brenda 2017-ës. Marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë janë tensionuar që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit sirian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY