Tronditet sërish fushata presidenciale e Hillary Clinton, FBI heton për një tjetër...

Tronditet sërish fushata presidenciale e Hillary Clinton, FBI heton për një tjetër skandal

42
0
Shares

Një tjetër surprizë e pakëndshme vjen për fushatën presidenciale të Hillary Clinton nga Byroja Federale e Hetimit.
Një dokument me 129 faqe, pjesë e një hetimi të FBI-së për bashkëshortin e kandidates demokrate është bërë publik mbrëmjen e vonë të së martës.
Dokumenti hetimor është vetëm një version i parë i dosjeve voluminoze të FBI-se, i cili lidhet me organizatën jofitimprurëse të fondacionit J. William Clinton, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të FBI-së.
Hetimi i byrosë federale, ka në fokus faljen që presidenti Bill Clinton i bëri Marc Rich në vitin 2001.
Ai ishte akuzuar për evazion fiskal dhe si rrjedhim u largua në Zvicër, në vitin 1983.
Sipas hetimit, Clinton ka falur financierin pasi bashkëshortja e tij ishte një nga donatoret e pasura të demokratëve amerikanë. Sipas dokumenteve të bëra publike, bashkëshortja e ish-financierit amerikan dhuroi 450,000 $ për bibliotekën presidenciale dhe me shumë se 100.000 $ për fushatën e senatit te Hillary Clinton.
Sipas FBI-së materiali hetimor është publikuar në mënyrë automatike nën aktin e lirisë së informacionit.
Ngjarja vjen një ditë pasi Hillary Clinton ka humbur avantazhin në sondazhet e zgjedhjeve, duke mbetur pas me një pike nga rivali i saj republikan Donald Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY