DOKUMENTET DHE KRITERET/ Qeveria rihap procedurat e aplikimi për gjyqtarë në Strasburg

DOKUMENTET DHE KRITERET/ Qeveria rihap procedurat e aplikimi për gjyqtarë në Strasburg

57
0
Shares

Qeveria ka rihapur edhe njëherë aplikimet për kandidatët që do të përfaqësojnë vendin në Gjykatën e Strasburgut.
Brenda 20 marsit të vitit të ardhshëm lista me 3 kandidatët më të përshtatshëm duhet t’i niset kësaj gjykate, e cila i voton ata brenda muajit Prill.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e voton brenda muajit prill 2017, kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Ndaj  Këshilli i Evropës ftoi qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.
Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9 – vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.
Gent Ibrahimi, Ina Rama dhe Sokol Berberi, 3 kandidatët që qeveria propozoi në fillim të vjeshtës, u rrëzuan si të papërshtatshëm nga kjo gjykatë.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë arsim të lartë juridik;
– Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;
– Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
– Të ketë karakter të lartë moral në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
– Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht) si dhe së paku të ketë njohuri bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë
– Kërkesë për aplikim;
– Kopje e kartës së identitetit;
– CV në gjuhën shqipe dhe CV të formatizuar sipas modelit në linkun e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës ( anglisht ose frëngjisht);

http://http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc

– Dokumente të diplomimit dhe kualifikimeve shkencore;
– Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
– Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja;
– Vetëdeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar;
– Vetëdeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9049, datë 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; (Deklarimi i rremë përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme).
– Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistimit, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).
Afati i dorëzimit të aplikimit: 30 nëntor 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY