Nobelin në Fizikë e fitojnë tre britanikë për “materien”

Nobelin në Fizikë e fitojnë tre britanikë për “materien”

35
0
Shares

Tre shkencëtarë të lindur në Britani, që aktualisht punojnë në universitete në Shtetet e Bashkuara, kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2016, për “zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materies”.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka theksuar se fituesit e këtij çmimi, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, kanë “hapur derën e një bote të panjohur, ku materia mund të marrë gjendje të pazakonshme”.
Në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se ata “kanë përdorë metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet e materjes, siç janë superpërçuesit, superfluidet, ose filmi i hollë magnetik”.
Vlera e Çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY