Adi Krasta i rikthehet ekranit, firmos kontratën me …

Adi Krasta i rikthehet ekranit, firmos kontratën me …

38
0
Shares

Ai është një nga moderatorët më popullorë, por edhe më të dashur për publikun shqiptar.

Mungesa e Adi Krastës në ekranet televizive është diskutuar jo pak herë, gjithashtu edhe arsyet e shkëputjes së tij, që mesa duket ka qenë e përkohshme. Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se prezantuesi do të angazhohet së shpejti në televizionin “Ora News”. Ai këto ditë është parë në ambientet e këtij televizioni dhe burime për “Bordo” raportojnë se një kontratë është firmosur. Se cili do të jetë shou i ardhshëm i Adit në këtë televizion na mbetet ta zbulojmë në vijim. Ky lajm me siguri që do të gëzojë admiruesit e tij, pasi do t’i rikthehet ekranit një nga moderatorët më të pëlqyer që ka ditur t’i rezistojë kohës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY