Julian Deda dhe Albani, gati të rrihen në një bar!

Julian Deda dhe Albani, gati të rrihen në një bar!

70
0
Shares

Julian Deda dhe Albano Bogdo janë zënë keq në një lokal në Tiranë, të paktën ky është lajmi që sapo është dhënë nga syri.net ku Deda publikon herë pas here komentet e tij.

Nëse ky nuk është një lajm për vëmendje një ditë para premierës së 2XL atëherë sherri mes të dyve mund të sjellë probleme në shfaqjen e parë të këtij sezoni.

Përplasja ka ndodhur në një nga baret e Tiranës dhe dy aktorët kanë lëshuar edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konflikt fizik. Aktorët nuk kanë pranuar të komentojnë sherrin.

Shtatori dhe tetori janë muja premierash për programet e televizioneve kryesore në vend. Shpesh për të tërhequr audiencën e ngushtë në një ambient me shumë programe, bile të ngjashme, krijuesit e tyre prodhojnë situata të forta.

Dy drejtuesit e rinj të Fiks Fare u puthën në buzë në sekondën e parë të emisionit ndërsa AMA nisi një hetim rreth cështjes që u mbyll po atje pasi Këshilli i Ankesave konsideroi se gjesti nuk ishte shkelje e etikës.

Tek Xing, Ermal Mamaqi u puth me të shoqen ndërsa në nje debat politik, Eni Vasili vuri në tavolinë degë kanabisi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY