VIDEO/ Apple prezanton iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ja risitë

VIDEO/ Apple prezanton iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, ja risitë

26
0
Shares

Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar sot versionin e ri të iPhone.
Në një event që u mbajt në San Francisco dhe që u transmetua live kompania ka prezantuar iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus si dhe versionin e ri Apple Watch.
IPhone 7 vjen me dizajn të ri; nuk ka dalje për kufjet. Ato mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren “Airpods”, kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.
Gjithashtu, kamera e iPhone 7 vjen e përmirësuar. Iphone 7 Plus ka dy kamera ngjitur me njëra-tjetrën, 12 megapiksel secila, ndërsa iphone 7 ka një kamera, po me 12 megapiksel.
Një tjetër ndryshim i madh që u përfol prej kohësh është heqja e butonit kryesor dhe të vetëm të iPhone. Ky buton tashmë është me sensor, që do të thotë se nuk shtypet më si më parë,  por vibron kur e prek.
Edhe versioni i ri  i Apple Watch ka ardhur me ndryshime, si rezistencë ndaj ujit deri në 50 metra, 50 për qind më e shpejtë etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY