SKANDAL & DOKUMENTE/ Zgjedhjet në Peshkopi, ndihmë ekonomike në këmbim të votës

SKANDAL & DOKUMENTE/ Zgjedhjet në Peshkopi, ndihmë ekonomike në këmbim të votës

74
0
Shares

Image GalleryPD ka denoncuar sot skandalin e ndarjes së ndihmës ekonomike në Dibër, në funksion të votës së të dielës së 11 shtatorit për kryetarin e bashkisë.
Sipas PD-së, Edi Rama shpreson që me mjerimin e banorëve të marrë ndonjë votë.
“Pasi zhyti Dibrën në varfërinë më të madhe të këtyre 20 viteve, Edi Rama shpreson të marrë ndonjë votë duke luajtur me mjerimin e banorëve, me listat e ndihmës ekonomike. Këto janë mashtrime të njohura të Edi Ramës që çdo dibran e çdo shqiptar i njeh mirë. “Këto lëmosha të neveritshme në Maqellarë në prag të zgjedhjeve, të zbuluara nga emisioni STOP, nuk e ndihmojnë dot të dëshpëruarin Rama nga gjykimi popullor i 11 Shtatorit në Dibër e shumë shpejt në gjithë Shqipërinë”.
Rreth 8 mijë zgjedhës shkojnë këtë të diel në kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë në Peshkopi. Për të majtën kandidon Muharrem Rama dhe për të djathtën Sherefedin Shehu. Stop sjell disa nga premtimet elektorale të kandidatëve, ndërsa siguron dokumente ekskluzive edhe për një fenomen kompromentues. Vetëm pas shkarkimit të ish kryebashkiakut Shukri Xhelili më 13 maj dhe vetëm në Maqellarë, në listën e ndihmës ekonomike janë shtuar 83 familje.

Rritja e numrit të familjeve që fitojnë ndihmë ekonomike në Maqellarë


1075 familje të e trajtuara me ndihmë ekonomike për muajin
mars 2016, në Maqellarë
1133 familje të e trajtuara me ndihmë ekonomike për muajin
qershor 2016, në Maqellarë
1158 familje të e trajtuara me ndihmë ekonomike për muajin
korrik 2016, në Maqellarë
1158 familje të e trajtuara me ndihmë ekonomike për muajin
gusht 2016, në Maqellarë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY