De Biasi i jep lamtumirën Lorik Canës, kush do ta marr shiritin...

De Biasi i jep lamtumirën Lorik Canës, kush do ta marr shiritin e kapitenit

40
0
Shares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi ka publikuar listën e futbollistëve për 2 takimet e radhës, miqësoren kundër Marokun dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja.
“Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka.

“Evropiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meriton një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne”, tha trajneri për Canën.

Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, De Biasi deklaroi se objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme. Te shohim tani kush nga lojtaret do ta marr shiritin e kapitenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY