TARIFAT/ Plani i qeverisë, sigurim me detyrim për shtëpitë

TARIFAT/ Plani i qeverisë, sigurim me detyrim për shtëpitë

40
0
Shares

Sigurimi i shtëpive në rast tërmetesh do të jetë i detyrueshëm për qytetarët.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draftin që detyron çdo familje të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet. Ligji i hartuar në bashkëpunimin me Bankën Botërore pritet të kalojë së shpejti për miratim. Ky draft, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, do të garantojë dëmshpërblim me disa kushte, sipas dëmit që pritet të shkaktojnë tërmetet dhe përmbytjet.
Tarifa që do të paguajnë qytetarët sipas rekomandimeve të Bankës Botërore duhet të jetë nën 50 euro, ndërsa kompanitë private do të mbulojnë dëm me vlerë 20 mijë euro deri në 40 mijë euro.
Ligji parashikon që pagimi i këtij sigurimi të mbulojë dëmet e shkaktuara nga tërmetet, duke filluar që nga rrëshqitja e tokës deri te shkatërrimi i shtëpisë. Qytetarëve mund t’u lihet e hapur mundësia për të paguar me këste siguracionin e shtëpisë.
Sipas Bankës Botërore, një fond i veçantë nga të ardhurat duhet të alokohet në buxhet dhe të përdoret për ndërhyrjet e menjëhershme, në rast fatkeqësish.
Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se ligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet do të lehtësonte qeverinë nga ndonjë rrezik fiskal në rast katastrofash.
Burime nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shpjeguan se në ligj është parashikuar dëmshpërblim në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lart, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë. Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.
E njëjta skemë do të përdoret edhe në rast përmbytjesh. Për përcaktimin e tarifave do të ketë një lloj ndarjeje, sipas riskut, ku për zonat e banueshme me mundësi më të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi. Arsyeja se pse kërkohet që sigurimi të kthehet i detyrueshëm është minimizimi i riskut, nëpërmjet pjesëmarrjes të të gjithë qytetarëve në skemën e sigurimit apo, siç njihet ndryshe, programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e lartë, favorizon edhe çmime më të ulëta.
Autoriteti nuk ka vendosur akoma se sa do të jetë tarifa, apo si do të shpërndahet pagesa e saj e ndarë në muaj, apo një herë në vit. Ka një lloj ndarjeje sipas riskut, ku zonat me mundësi të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi. Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY