Ujësjellësi i Tiranës me humbje, por bashkia pretendon ta shesë

Ujësjellësi i Tiranës me humbje, por bashkia pretendon ta shesë

42
0
Shares

Ujësjellësi i Tiranës po shkon drejt shitjes. Muajt e fundit janë ofruar disa kompani të huaja mes tyre dhe një kineze për të blerë ujësjellësin e Tiranës, e cila aktualisht është sh. a., dhe menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.
Burime pranë Bashkisë së Tiranës konfirmojnë ofertat e mbërritura. Kjo, sipas tyre, falë perfomancës pozitive të 6 muajve të fundit të ujësjellës-kanalizimeve investimeve të bëra në përmirësimin e rrjetit si dhe në rritjen e arkëtimeve nga qytetarët.
Të njëjtat burime pohojnë se këto oferta po merren në konsideratë nga bashkia e Tiranës, pasi sipas tyre, bashkia vetëm do të përfitonte nga shitja e një kompanie, e cila për vite me radhë ka rezultuar me humbje për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga qytetarë apo biznese, të cilët vidhnin ujin e pijshëm për të vaditur tokat ose për lavazhe.
Ndonëse nuk bëhen publike emrat e kompanive të ofruara, burime pranë bashkisë thonë së investitorët e huaj që janë vetëofruar për blerjen e UKT janë kompani serioze që operojnë në fushën e ujësjellësit, si dhe kanë shprehur dëshirën për të investuar edhe më shumë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës dhe në përmirësimin e mëtejshëm të rrjetit ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve.
Sipas bashkisë, në Tiranë është shtuar furnizimi me ujë të pijshëm në 12-13 orë në ditë dhe aktualisht nuk ka më zona që furnizohen me autobote nga ujësjellës-kanalizimet dhe arkëtimin e të ardhurave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY