‘Lumë’ droge; Policia asgjeson 11500 rrënjë kanabis në Tiranë, Memaliaj, Poliçan dhe...

‘Lumë’ droge; Policia asgjeson 11500 rrënjë kanabis në Tiranë, Memaliaj, Poliçan dhe Tropojë

143
0
Shares

11503 është në total numri i bimëve të hashashit që është sekuestruar nga policia në të gjithë vendin në operacionin anti drogë të radhës. Kjo tregon për lumin e kanabisit që është kultivuar në të gjithë vëndin.

Memaliaj, 7600 rrënjë kanabis

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 7600 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në Memaliaj. Bimët ishin të kultivuara në 18 parcela dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Tropojë, 180 rrënjë kanabisi

Në Tropojë janë asgjesuar 180 rrënjë kanabisi. Droga u gjet në fshatin Dragobi, në vendin e quajtur “Lugu i thive-Rashet”. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Poliçan, 2217 rrënjë kanabis

NëPoliçan policia ka asgjësuar 2217 rrënjë kanabis sativa, në një tokë shtetërore në lagjen Gumaj, fshati Vokopolë, Poliçan. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, sakq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë, 1506 rrënjë kanabis

Policia e Tiranës asgjësoi me anën e djegies 5 parcela me 1506 rrënjë kanabis, të mbjella në Qafëmollë. Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr 4 u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i rreth 5 parcela me 1506 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Bimët u konstatuan ne zonën e quajtur Qafëmollë. Këto bimë janë asgjesuar me anë te djegies.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY