VIDEO/ Fitore me çdo kusht…!

VIDEO/ Fitore me çdo kusht…!

37
0
Shares

Atletja nga Bahamasi Shaunae Miller përfundoi e para garën 400 metra për femra këtë të hënë në mënyrë të jashtëzakonshme teksa është “zhytur” në vijën e finishit për t’i rrëmbyer medaljen e pestë të artë Allyson Felix.
Miller e nisi garën fuqishëm dhe kryesoi gjatë gjithë kohës por në sekondat e fundit rrezikoi të parakalohej nga amerikania, të cilës i la medaljen e argjendtë.
“Nuk e kisha bërë kurrë më parë këtë. Kam disa gërvishtje, plagë dhe djegie në trup…më dhëmb. Kur isha në tokë nuk e dija që fitova. Akoma nuk e di si ndodhi. Kisha në mendje vetëm se duhet të merrja një medalje të artë, pastaj e gjeta veten në tokë. Ishte një ndjesi e mrekullueshme”, u shpreh atletja.
Ndërkohë Shericka Jackson nga Jamaica e përfundoi garën e treta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY