INTERVISTA/ Babai i Pëllumb Marnikollaj: Si ma vranë djalin policët grekë dhe...

INTERVISTA/ Babai i Pëllumb Marnikollaj: Si ma vranë djalin policët grekë dhe si tentuan zhdukjen e trupit të tij

97
0
Shares

Nikoll Marnikollaj, Babai i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, i cili vdiq  në rajonin e policisë në Greqi në rrethana ende misteriozë u shpreh i bindur se djali i tij u vra nga policia greke në zyrat e shtetit grek.
Në një intervistë për mediat, Nikoll Marnikollaj sqaroi të gjitha momentet, që në kohën kur djali i tij u largua për t’u paraqitur në policisë dhe derisa kanë gjetur trupin gati për tu varrosur.
Mes lotëve dhe dhimbjes, ai tha se Pëllumbi ishte i identifikuar, kishte pasaportë, adresë dhe nuk kishte asnjë arsye që atë ta varrosnin.
Ai shpjegon se janë mundur të kontaktojnë me avokatin e Pëllumbit, por ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim, duke kërkuar ndihëm e një avokati tjetër.
Ai tha se do të vazhdojë rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.
Intervista e Nikoll Marnikollaj
“Shkaktarët e vdekjes së djalit tim është policia e Athinës. Më datën 3 gusht djali ka shkuar për t’u paraqitur për të zbatuar ato rregullat e tyre siç do qytetar tjetër, për tu paraqitur për të firmosur dhe ka shkuar në polici dhe nuk ka dalë më i gjallë nga aty.
Sesi kanë ndodhur gjërat unë nuk e di, por nuk jam dakord me atë që thonë ato. Ai ka shkuar me dëshirën e tij për të zbatuar rregullat e tyre, për të firmosur dhe për tu kthyer aty ka pasur adresën për tu kthyer, por ata e dhunuan, e masakruan dhe i morën edhe jetën. Ka qëndruar 8 ditë i humbur pa adresë, nuk kishim asnjë lloj informacioni. Jemi munduar të kontaktonim dhe kemi kontaktuar me avokatin, me rajonin e policisë aty dhe na është thënë që nuk është këtu. Shkuan shumë ditë dhe ne nuk po komunikonim me të dhe s’patëm asnjë lloj informacioni, ai komunikonte me ne çdo ditë, që në datën 3 ai i humbi kontaktet me të. Në momentin e fundit ka folur djali më të në orën 3 pa një çerek dhe i ka thënë kam shkuar për të firmosur detyrimin e paraqitjes dhe i ka thënë se do të marr pasi të dal. Gjysmë orë më vonë janë fikur telefonat dhe nuk kemi pasur asnjë lloj lidhje”, shprehet Nikoll Marnikollaj.

Çfarë i kanë thënë djalit tjetër?
Ne u angazhuam, sepse nuk kishte arsye mos komunikonim me të dhe dyshuam se do të kishte ndodhur diçka dhe u angazhua djali me një mikun tim. Kanë ikur bashkë, janë nisur për të avokati sepse aty ka pasur adresën dhe është takuar po atë ditë me avokatin, ka qëndruar me të dhe e ka falënderuar që je korrekt me detyrimin e paraqitjes.
Avokati nuk na ka informuar për ngjarjen. Ndoshta është shmangur për arsyet e veta dhe kemi marrë një avokat tjetër dhe ka shkuar në rajon ku është paraqitur edhe vetë Pëllumbi dhe kemi mësuar që ai nuk jeton, e kanë çuar te spitali dhe i ka thënë shkoni se e keni atje.
Pastaj kanë shkuar te spitali, nuk është gjetur aty në atë spital. Pas disa ndërhyrjesh, replikimesh edhe zëniesh është mësuar se është nisur për tek varrezat ku do të varrosej. Pastaj janë nisur kanë shkuar atje, kanë gjetur trupin e tij, duke u përgatitur për ta varrosur nga punëtorët dhe pastaj ka ndërhyrë avokati dhe është ndaluar varrimi i tij.

Pse duhej të varrosej kur kishte një adresë, një kombësi gjithçka?
Ai i ka pasur të gjitha, pasaportë, ka pasur çdo gjë të identifikuar dhe unë  për këta kam arsye, dhe kam bindje të plotë që ai nuk është aksidentuar, por ai është dhunuar nga policia dhe ka pësuar vdekjen.

A i është bërë autopsia në Shqipëri?
Në Shqipëri po, i kemi bërë ekspertizën mjeko-ligjore dhe presim raportin.

Do të ndiqni rrugën ligjore?
Patjetër do ta ndjekim, sepse ne nuk i kemi pasur asnjë borxh. Kemi shkuar për të ndjekur atë detyrë që na ka vënë ai shtet dhe është krejt e qartë dhe e dukshme që janë gjërat e sakta se ajo ka ndodhur në zyrat e shtetit dhe jo në rrugë. Ata ndoshta duan ta humbin, por ne nuk mund ta lëmë ashtu. Ne do ta kërkojmë deri ku nuk shkon më. Por unë i bëj thirrje qeverisë shqiptarë, ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, ambasadës shqiptare, por edhe shtetit grek që ta zbardhin të vërtetën dhe mos ta fshehin, por ta thonë si ka qenë puna dhe të vënë para përgjegjësisë ata që shkaktuan vdekjen e tij.

Avokati e ka ditur se çfarë ka ndodhur?
Duhet ta këtë ditur. Këto gjëra janë bërë edhe fshehtas. Por ne përderisa kemi kontaktuar dhe nuk na ka thënë gjë.
pëllumb marnikollaj 5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY