Publikohet “Indeksi Planeti i Lumtur”, ja renditja surprizë e Shqipërisë

Publikohet “Indeksi Planeti i Lumtur”, ja renditja surprizë e Shqipërisë

282
0
Shares

A po behet cilësia e jetës më e mirë? Kur vjen puna te progresi i vendeve, si e matim se çfarë vlen më shumë, pasuria, shëndeti apo liritë dhe të drejtat e njeriut?
Një studim nga “Happy Planet Index”  tregon një qasje të re.
Indeksi i Planetit të Lumtur, që sapo ka publikuar raportin e vitit 2016, mat shëndetin dhe lumturinë në mënyrë jo të izoluar, po përmes një standardi të ri dhe të artë për suksesin: qëndrueshmërinë.
Formula e përcaktimit përbehet nga këto faktorë; jetëgjatësia e popullsisë, shpërndarjen e barabartë si dhe gjurmët ekologjikë të secilit vend.
Me anë të kësaj përllogaritje, vendet më të suksesshme janë ato në të cilin njerëzit jetojnë më gjatë dhe më të lumtur me kosto të ulëta  mjedisore.

Cilat vende janë ato? Renditja e Shqipërisë
Nuk janë vendet e pasura të perëndimit, as vendet nordike të njohura për standardet e larta të jetesës, siç jemi mësuar t’i shohim rëndom në klasifikime. Indeksi rendit 140 vende ku në 10 vendet e para janë disa nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë së Paqësorit.
Shqipëria renditet e trembëdhjeta në listën e 140 vendeve, me një gjatësi mesatare jete 77.3 vjet dhe tregues të tjerë si mirëqenia, barazi të ardhurash dhe sipërfaqe toke për frymë mbi mesataren. /Monitor/
happy-planet-index-hpi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY