RIO 2016/ Startojnë Lojërat Olimpike

RIO 2016/ Startojnë Lojërat Olimpike

43
0
Shares

Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike 2016.  Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Lojërat Olimpike në Rio 2016-të janë të 31-ta në historinë e olimpiadave.
206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.
Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012.
Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.
Bileta për të parë ceremoninë e hapjes është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë, 1400 dollarë, ndërkohë që më e lira kushton 60 dollarë.
Do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është regbi.
Skuadra më e madhe Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë me 6 sportistë.
Gjithsesi ka edhe një skuadër më të vogël që konsiderohet më e vogla e Olimpiadës, ato janë Ishujt e Paqësorit të Jugut, të cilat kanë vetëm një sportist që do të marrë pjesë në garën e 100 m atletikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY