Shitja “peng” i autoriteteve kineze, Bankers Petroleum vendos kushte dhe afate

Shitja “peng” i autoriteteve kineze, Bankers Petroleum vendos kushte dhe afate

105
0
Shares

Kompania Bankers Petroleum Ltd njofton shtyrjen e transaksionit te kompania kineze Geo-Jade Petroleum Corporation.
Sipas Bankers Petroleum Ltd, kjo shtyrje ndodh pasi ende nuk është marrë miratimi i marrëveshjes nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE).
Siaps Bankers Petroleum Ltd, afati i fundit i shtyrjes së këtij transaksioni është data 31 tetor 2016.
Në të kundërt, në rast se kjo situatë nuk zhbllokohet nga autoritet e Republikës Popullore të Kinës, deri ën 30 shtator 2016, “Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 Milionë si tarifë terminimi nëse vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit”.

Njoftimi i plotë për shtyp i Bankers Petroleum Ltd


bp

CALGARY, 30 Korrik 2016 – Bankers Petroleum ka kënaqësinë të njoftojë se është finalizuar një shtyrje e transaksionit të korporatës tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në vazhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 Mars, 2016. Marrëveshja parashikon që Geo-Jade blen të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej C$2.20.
Përfundimi i transaksionit mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE).Afati i miratimit nga Republika Popullore e Kinës është shtyrë për në 30 Shtator 2016. Kundrejt kësaj shtyrje, Geo-Jade ka rënë dakord (që në 29 Korrik 2016, data e mendimit të marrëveshjes) se nëse SAFE nuk e miraton marrëveshjen deri më 30 Shtator, 2016 Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 Milionë si tarifë terminimi nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit.
Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për të shtyrë afatin e fundit për transaksionin deri në 31 Tetor, 2016 për të pasur kohën e nevojshme për të mbyllur këtë proces, por në rrethana të caktuara ky afat mund të shkurtohet në 30 Shtator 2016.
Me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY