EURO 2016/ Franca finalistja tjetër, mposht Gjermaninë 2 : 0

EURO 2016/ Franca finalistja tjetër, mposht Gjermaninë 2 : 0

39
0
Shares

Përfundon gjysmëfinalja e dytë Francë – Gjermani. Mikpritësja e këtij kampionati evropian, Franca, është finalistja tjetër pasi e mposhti Gjermaninë sot 2 : 0.
Ndeshja e sotme ishte një ndeshje spektakolare, me shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat. Por Franca u tregua më rezultative dhe shënoi dy herë me Griezmann, pjesën e parë në minutën e 45 nga pika e 11-metërshit dhe pjesën e dytë në minutën e 72, pas një gabimi të mbrojtjes gjermane.
Goli i parë u shënua në fundin e pjesës së parë, kur Shvajni prek një top me dorë brenda zonës së rreptësisë dhe gjyqtari Ricoli akordon një 11-metërsh. Griezmann tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep avantazhin që pjesën e parë francezëve.
Në pjesën e dytë, gjermanët tregohen të paqartë në lojë.
Largimi i Boateng nga loja pas një dëmtimi, bën që Franca të gjejë më shumë hapësira, duke shënuar më pas edhe golin e dytë me anë të Griezmann. Ky përfiton nga një rrëmujë në zonën gjermane dhe dërgon topin në rrjetë për të dytën herë duke u ngritur në vendin e parë të golashënuesve të këtij kompeticioni me gjashtë gola.
Ditën e diel, pritet përballja finale e Francës me Portugalinë në “stade de Francë”, ora 21.00.
rf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY