Basha i përgjigjet Ramës: Lëri cicërimat, por prano kompromisin për reformë të...

Basha i përgjigjet Ramës: Lëri cicërimat, por prano kompromisin për reformë të pa kapur në drejtësi

39
0
Shares

Kreu i PD-së i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama sot, pas refuzimit që ai i bëri propozimit të opozitës për reformën në drejtësi.
Sipas Bashës, Rama duhet të heqë dorë nga cicërimat dhe alibitë dhe të pranojë kompromisin për reformë të pa kapur në drejtësi.
“Pas 6 dite heshtje për krimin federal të pagesës se 80 mijë dollarëve ilegale për një foto, nuk bëri zë edhe pse mediat më të mëdha të botës shkruan për skandalin, një javë pas sulmit me armë e maska në pistën e Rinasit ku u grabitën miliona euro, sërish nuk pipëtiu, por më në fund Edi Ramës iu zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicërimave të tij. Deri tani ishte kundërshtues i vendeve të rezervuara të propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka më asnjë alibi. Propozimi ynë nuk jep as më shumë e as me pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. Po ti do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës. Tani që nuk e ke më as këtë, lëri alibitë dhe nëse do me të vërtetë reformë të pa kapur në drejtësi prano kompromisin që i hap rrugë miratimit të reformës në drejtuesi”, shprehet Basha në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY