FUTBOLL/ Objektivi i FC Kamza, kampione Kategorisë së Parë dhe ngjitja në...

FUTBOLL/ Objektivi i FC Kamza, kampione Kategorisë së Parë dhe ngjitja në Superligë

127
0
Shares

Ekipi i Kamzës në futboll do të jetë një ekip me objektiva madhorë në sezonin futbollistik 2016 – 2017. Për këtë objektiv, më 11 korrik, do të fillojnë përgatitjet e ekipit për fillimin e sezonit të ri.
Ndërkohë ka filluar puna për ndërtimin e një skuadre me synim fitimin e titullit të Kategorisë së Parë dhe ngjitjen e menjëhershme në Superligë. Për këta objektiva të arritshëm, skuadra e Kamzës po zhvillon një merkato të fuqishme.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu mblodhi sot në një takim presidentin e ekipit të FC Kamza, Naim Qarri, trajnerin aktual, Bledar Devolli, si dhe shefin e klubit, Albert Bana. Në këtë takim ata vendosën objektivat për sezonin e ri 2016 – 2017. Duke parë punën e shkëlqyer dhe shumë serioze që ka bërë trajneri aktual Devolli që nga muaji janar e deri më tani, kreu i Bashkisë ka qenë i kënaqur, duke i dhënë besimin që edhe për këtë sezon do të jetë ai timonieri që do të drejtojë ekipin. Kryebashkiaku Mziu u ka bërë të ditur mbështetjen e pakursyer të tij për ekipin si dhe i ka garantuar që do të zhvillojnë një merkato me synim ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe ngjitjen e ekipit menjëherë në Superligë. Për këtë synim kryebashkiaku Mziu së bashku me presidentin Qarri janë në negociata me 7 – 8 lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Bëhet e ditur se janë arritur marrëveshje me 6 prej këtyre futbollistëve, lojtarë të cilët do ta ndihmojnë ekipin që të ngjitet menjëherë në nivelet e larta të futbollit në Shqipëri.
Siç e pohoi edhe trajneri Bledar Devolli, objektivi i ekipit është të ruajë boshtin e ekipit që kishte vjet, por bashkëngjitja e këtyre futbollistëve të rinj do ta ndihmonte skuadrën edhe më shumë që të zhvillojë një kampionat të shkëlqyer. Edhe drejtuesit e Kamzës po bëjnë punë të shkëlqyer në përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës gjatë sezonit 2016 – 2017. Sa i përket përzgjedhjes së futbollistëve, sipas përfaqësuesve të ekipit të Kamzës, do të bëhet prej një stafi profesionistësh, i krijuar në bazën e një programi të përbashkët të kryebashkiakut Mziu së bashku me presidentin Qarri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY