EURO 2016/ Gjelat mposhtin Vikingët – Franca fiton ndaj Islandës 5 :...

EURO 2016/ Gjelat mposhtin Vikingët – Franca fiton ndaj Islandës 5 : 2

84
0
Shares

Franca ka arritur të kualifikohet bindshëm ndaj Islandës duke vazhduar tani më tej rrugëtimin e saj për në gjysmëfinalet e Euro 2016.
Francezët fitoi me rezultatin e thellë 5 me 2 ndaj Islandës duke shënuar kështu fitoren më të thellë në këtë kompeticion.
Le Bleus e nisën vrullshëm ndaj islandezëve duke shënuar që në minutën e 12 me Olivier Giroud dhe ishte Paul Pogba ai që dyfishoi rezultatin vetëm 7 minuta më vonë.
Por futbollistët e Deschamps u treguan të pamëshirshëm duke vazhduar serinë e tyre të golave me Payet dhe Griezmann që në pjesën e parë.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Islanda gjeti rrugën e golit dy herë, kurse Franca shënoi sërish me Giroud.
Franca arriti rezultatin më të thellë që është arritur në këtë kompeticion.
Blutë treguan se ishin dominues absolutë të sfidës në Saint Denis përballë një Islande që nuk tregoi aspak siguri në çdo repart të fushës, duke treguar një Islandë me fytyrë tjetër ndryshe nga ajo që pamë në përballjet e saj ndaj Anglisë dhe Portugalisë.
Kjo është ndeshja e fundit çerekfinaliste. Skuadra që do të kualifikohet në këtë sfidë do të përballet me Gjermaninë më datën 7 korrik. Këta të fundit u kualifikuan një natë më parë pasi eliminuan Italinë me 11-metërsha.
gv1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY