FABULA/ Haki Çako, ariu, ujku dhe dhelpra

FABULA/ Haki Çako, ariu, ujku dhe dhelpra

549
0
Shares

Rikthimi në detyrë i kryepolicit Haki Çako, pas sulmeve verbale dhe të paprecedentë të ekzekutivit ndaj gjyqësorit, është përcjellë me komente të ndryshme në rrjetet sociale. Një prej tyre, “origjinal”, është bërë edhe prej Flamur Gjymishkas…, por nëpërmjet një fabule…

“Tek dëgjon vendimin e gjykatës së Apelit për rikthimin në punë të Çakos mu kujtua fabula e ariut, ujkut dhe dhelprës.
Ariu, ujku dhe dhelpra pasi zunë prehën nisën ta ndanin, ranë dakord që ndarjen ta bënte ujku, i cili pasi e ndau në tri pjesë të barabarta ia vuri para secilit. Ariu i pakënaqur nga kjo ndarje i fut një shputë ujkut duke e shtrirë përdhe, e më pas i kërkon dhelprës që ta ndajë ajo. Dhelpra e ndan duke ia dhënë të gjithë prehën ariut, i cili pasi e përgëzon e pyet…
‘Kush të mësoi ta ndash kaq drejt…?’.

‘Ai aty’, thotë dhelpra dhe tregon nga ujku i shtrirë përdhe.
Vallë a mësoi gjykata e Apelit nga shputa që mori gjykatësi Aliaj për të dhënë ‘drejtësi’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY