FOTO DOKUMENT/ Tre shqiptarë nga Kosova dhe arratisja e dështuar e vitit...

FOTO DOKUMENT/ Tre shqiptarë nga Kosova dhe arratisja e dështuar e vitit 1962

51
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Në këtë foto janë tre shqiptarë nga Kosova. Janë arrestuar nga forcat e kufirit më 8. 10. 1962 në fshatin Shtyllas të Fierit ku ishin të internuar në përpjekje për t’u arratisur me këtë “varkë” të sajuar. Nga e majta në të djathtë janë: Qazim Vula (nga Gjakova, 54 vjeç), Qazim Bllaca (nga Prizreni, 47 vjeç) dhe Nezir Halimi (nga Mitrovica, 44 vjeç).
Po shpjegoj pak për dy më kryesorët.
– Qazim Vula ishte njëri ndër personat që morën pjesë në vrasjen e Miladin Popoviçit në Kosovë. U arratis nga Jugosllavia dhe erdhi në Shqipëri. Regjimi i Enverit nuk ia fali pjesëmarrjen në vrasjen e Miladinit. U burgos dy herë në vitet 1949 – 1956 dhe 1962 – 1974. Pas daljes nga burgu i parë jetoi në mjerim në Kavajë, Bulqizë e përfundoi i internuar në Shtyllas të Fierit.
– Qazim Bllaca u burgos në vitet 1944 – 1962. Në foto shihet shumë i dobësuar. Arriti ta shohë rënien e regjimit komunist. Ka jetuar deri vonë.
Të treve iu ishte mërzitur jeta në Shqipërinë socialiste të Enverit. Kanë sakrifikuar duke marrë parasysh çdo rrezik, duke kërkuar arratisje nga deti pikërisht në kohë vjeshte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY