EURO 2016/ Sllovakia mposht Rusinë 2 me 1 dhe kap kreun...

EURO 2016/ Sllovakia mposht Rusinë 2 me 1 dhe kap kreun e Grupit B

42
0
Shares

Nisin ndeshjet e dyta në grupe. Sllovakia ka mposhtur Rusinë
Ndërsa i mori një barazim në minutat e fundit Anglisë, por ndaj Sllovakisë, Rusia nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, pasi është mundur me rezultatin 1 – 2.
Sllovakia vinte në këtë takim pas humbjes ndaj Uellsit, por arriti të shënojë dy gola që në pjesën e parë. Weiss dhe më pas Hamsik e çuan rezultatin në 2 – 0 që në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dyta, Rusia e kërkoi më shumë golin duke u hedhur në sulm, por sulmuesit e saj nuk arritën të barazonin rezultatin, megjithëse ngushtuan diferencën me Glushakov 10 minuta para fundit.
Tashmë Sllovakia ndodhet në vendin e parë në grup së bashku me Uellsin me nga 3 pikë, ndërsa Anglia dhe Rusia kanë vetëm nga një pikë. Ditën e nesërme në orën 15:00 do të luhet edhe derbi mes Anglisë dhe Uellsit.

gb_copy_1 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY