Qeveria dakord me FMN për të rritur taksën e shtëpive

Qeveria dakord me FMN për të rritur taksën e shtëpive

39
0
Shares

Qeveria pranon se në muajin shtator do të ketë gati ligjin me formulën e re të taksës së pronës. Këtë “gatishmëri” qeveria shqiptare e ka shprehur nëpërmjet një letre drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), pas kërkesave të vazhdueshme për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme sipas vlerës së tregut.
Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fiskale, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të ketë rritje të të ardhurave, pasi metoda e llogaritjes do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë 1 për qind të GDP-së, por sipas Fondit, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6 për qind të GDP-së. Kërkesa e Fondit përsëritet edhe në raportin e publikuar këtë muaj.
Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me Fondin Monetar, ka siguruar ndërkombëtarët se do të ndryshojë sistemin e taksimit të pronës.
Ndryshimet do të sjellin metodën e llogaritjes së taksës, të cilën qeveria do ta ketë gati në shtator të 2016-s.
Me formulën e re të llogaritjes vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin.
Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend nëpërmjet kadastrës fiskale. Kadastra do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës. Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall.
Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë çdo 3 apo 5 vjet. Qeveritë mund të gjykojnë edhe zbatimin e taksës progresive.
Gjithsesi, formula që zgjedh një qeveri për ta aplikuar, sipas raportit të FMN-së, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY