Shuhet Muhamed Ali, legjenda e boksit

Shuhet Muhamed Ali, legjenda e boksit

68
0
Shares

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare legjenda e boksit, Muhamed Ali.
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ndërroi jetë në një spital të Arizonas ku ishte shtruar ditën e enjten. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje që iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni.
Familja e tij njoftoi se funerali do të mbahet në vendlindjen e tij, Louisville, në Kentaki.
Lindur me emrin Cassius Marcellus Clay, Ali u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Olimpiadën e Romës në vitin 1960. I cilësuar si “më i madhi”, boksesi amerikan mposhti Sonny Liston në vitin 1964 duke fituar titullin e tretë kampion bote për pesha të rënda duke u bërë i pari boksier që fiton këtë titull në tre ndeshje të ndryshme.
Ai u tërhoq nga boksi në vitin 1981 pas 56 fitoreve dhe 5 humbjeve.
Sports Illustrated e ka kurorëzuar si “Sportistin e Shekullit” e po ashtu edhe BBC si “Personaliteti Sportiv i Shekullit”.
Përveç suksesit në boks, Ali do të mbahet mend edhe si një aktivist për të drejtat e njeriut dhe poet që tejkalonte kufijtë e sportit, racës dhe kombësisë.
“Si një njeri që nuk shiti kurrë njerëzit e tij, por nëse kjo është shumë, atëherë thjesht si boksier”, do të deklaronte ai pas pyetjes sesi kishte dëshirë që të mbahej mend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY