Përgjuesi te zyra e Saimir Tahirit, Prokuroria gjen shenja gishtash

Përgjuesi te zyra e Saimir Tahirit, Prokuroria gjen shenja gishtash

43
0
Shares

Disa shenja gishtash janë gjetur në pajisjen përgjuese, e cila është konstatuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 18 maj të këtij viti. Burime nga grupi i hetimit thanë se shenjat e gishtave janë dërguar për ekzaminim nga Policia Shkencore, e cila ka në dorë edhe pajisjen përgjuese që është gjetur pranë makinës së prerjes së letrave në zyrën e ministrit Tahiri.
Ndërkohë, ende nuk dihet ende nëse ka ndonjë rezultat nga analizimi i shenjave të gishtave, por hetuesit mendojnë se ato do të krahasohen me shenjat që do t’u merren anëtarëve të stafit dhe personave që kanë hyrë në zyrën e Tahirit muajt e fundit.
Po ashtu, lista me hyrje-daljet e personave në zyrën e ministrit është dorëzuar nga sekretarja e Tahirit gjatë marrjes së saj në pyetje në Prokurori së fundmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY