Mbyllet Petrolifera, Bankers Petroleum redukton prodhimin e naftës

Mbyllet Petrolifera, Bankers Petroleum redukton prodhimin e naftës

46
0
Shares

Bankers Petroleum ka njoftuar reduktimin e prodhimit të naftës në Shqipëri, si pasojë e pamundësisë së eksportit të saj, pas pezullimit të punës te Petrolifera. Nga ana tjetër, Bankers Petroleum paralajmëron edhe mbylljen e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, mësohet se, “Bankers Petroleum Ltd njofton për një ndikim të përkohshëm në prodhim nga një ndërprerje e aktivitetit të terminalit portual të Petroliferës Italo-Shqiptare (PIA) në Vlorë, Shqipëri, për shkak të një rrjedhjeje të naftës së papërpunuar që ndodhi në këtë terminal ditën e diel, 22 maj gjatë ngarkimit të një anijeje. Nafta e papërpunuar është pastruar tashmë, megjithatë operacionet në terminalin e PIA-s janë pezulluar, ndërsa autoritetet vendase po kryejnë një hetim mbi incidentin”.
Duke vënë në dukje se ky pezullim po pasohet me mungesën e depozitave të naftës, për pasojë edhe të pamundësisë së eksportit të naftës, Bankers Petroleum, paralajmëron nisjen e reduktimit të prodhimit, nga dita e sotme.
“Pezullimi i terminalit të eksportit ka çuar në një mungesë depozitimi të naftës së papërpunuar në Port por edhe në fushën e Patos-Marinzës gjithashtu. Për të përballuar këtë situatë, Bankers do të fillojë të reduktojë prodhimin e naftës sot, më 1 qershor, çka mund të çojë në një mbyllje të fushës në dy ditët e ardhshme, si pasojë e pamundësisë për të eksportuar naftë të papërpunuar në port. Pezullimi i PIA-s pritet të hiqet në ditët e ardhshme, duke lejuar Bankers-in të rifillojë operacionet e tij si zakonisht”, njofton zyrtarisht Bankers Petroleum.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY