VIDEO/ Tenton të rregullojë lavatriçen, i ngec koka brenda në të

VIDEO/ Tenton të rregullojë lavatriçen, i ngec koka brenda në të

31
0
Shares

Ky është shembulli më i mirë që tregon se disa gjëra është mirë t’u lihen në dorë profesionistëve.

Një burrë nga qyteti i Fuqing në provincën e Fujian të Kinës mendoi se mund ta rregullonte vetë lavatriçen e prishur.

Por për fatin e tij të keq, në tentativë e sipër i ngeci koka në të.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, të cilët pasi sharruan pjesët prej çeliku të pajisjes, arritën ta nxirrnin prej saj.

Për t’ia arritur qëllimit, zjarrëfikësit punuar rreth 1 orë.

Siç raporton rrjeti amerikan “NBC”, burri kishte futur kokën në lavatriçe në përpjekje për të zbuluar se çfarë kishte ngrecur në të, pasi nuk punonte.

Vetë ky i fundit, pasi doli shëndoshë e mirë prej saj tha se nuk arrinte ta kuptonte se çfarë ndodhi.
“E futa kokën me shumë lehtësi, ndaj nuk e kuptoj se përse ngeca dhe nuk dilja dot”.

Fatmirësisht ai pësoi vetëm dëmtime të lehta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY