Kulla e stadiumit aferë korruptive, përgjegjësit do trajtohen sipas ligjit anti-mafia

Kulla e stadiumit aferë korruptive, përgjegjësit do trajtohen sipas ligjit anti-mafia

71
0
Shares

“Edi Rama vazhdon ta mbajë të fshehtë planin e tij klientelist e korruptiv për stadiumin Qemal Stafa”.
Denoncimin në emër të PD-së e ka bërë sot, nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka.
Sipas Palokës, bëhet e ditur se ai i ka dërguar një shkresë ëpr informacion, për vënien në dispozicion të praktikës zyrtare të ndjekur, por ende, edhe pse kanë ka kaluar afati i detyrimit ligjor, 15 ditë, ende nuk ka marrë një përgjigje.
“Me datë 3 maj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë i kam dërguar një shkresë zyrtare ku kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës zyrtare që ka ndjekur:
1. Projekti i Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT),
2. Kontratën e partneritetit publik-privat,
3. Procesverbalin e mbledhjes së shoqërisë anonime ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit,
4. Procedurat që janë ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese,
5. Dokumentacionin  e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT për miratimin e këtij projekti.
Sipas ligjit Edi Rama është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh. Afati ka skaduar, dhe Edi Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje, shprehet Paloka.
Duke e cilësuar këtë mospërgjigje si tentativë për të mos bërë transparencën, si edhe tentativë për fshehje të një skandali financiar, nënkryetari i PD-së, ka bërë publike një tjetër letër, ndërsa paralajmëron se PD nuk do të përligjë këtë projekt korruptiv.
“Në vend që të zbatojë ligjin e të përgjigjet Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin e të heshtë. Të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të Kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium.
Është kjo arsyeja pse ai fshihet.
Është kjo arsyeja pse ai dëboi me truproja përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarët, edhe pse shpalli gjoja një dëgjesë publike.
Edi Rama e di se sa më shumë të dalin në dritë dokumentet e këtij pakti, aq më shumë zbulohen para publikut përmasat e këtij skandali financiar. Prandaj i fsheh këto dokumente edhe duke shkelur ligjin.
Po i kujtoj sot se e ka detyrim ligjor të përgjigjet e të vërë në dispozicion praktikën që ka ndjekur. Jam sot këtu për të bërë publike, letrën e dytë, ripërsëritjen e kërkesës për informacion. Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.
Ne jemi për një stadium modern, sipas të gjitha standardeve olimpike, ku prioritet kanë hapësirat për qytetarët e për sportin, dhe jo qendrat tregtare, kullat dhe oligarkia që pastron paratë e qelbura të regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, deklaroi më tej Edi Paloka.
edi paloka 24 maj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY