DOSJA & EMRAT/ Hasan Halili arratiste në “drejtimin e duhur”, arrestohen tre...

DOSJA & EMRAT/ Hasan Halili arratiste në “drejtimin e duhur”, arrestohen tre ish-vartës të tij

56
0
Shares

Abuzuan me fondet e bashkisë dhe përfundojnë në pranga tre ish-zyrtarë, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-kreu i bashkisë së Kukësit Hasan Halili.

Të akuzuarit dhe akuzat
Porokuroria e rrethit ka sqaruar sot se me kerkese te saj gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës; Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksioneve në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja.
Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit.
Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, në bazë të një kallëzimi të Bashkisë së Kukësit, në të cilën ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni, të cilët ishin larguar pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Hetimi i Prokuroisë
Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Kukësit, rezultoi në mënyrë të përmbledhur se:
– Shoqëria “Klubi i Futbollit Kukësi” sh.a është krijuar në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private. Në vitin 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.
– Pas regjistrimit fiktiv si aksionere në këtë shoqëri private, Bashkia e Kukësit ka dhënë në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit mbi 45 milionë lekë të reja. Hetimi ka provuar se këto pagesa janë kryer tërësisht në kundërshtim me ligjin.
– Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kukësit konstatoi se shuma e paguar në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit është marrë nga fondi i përcaktuar për pagesën e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të pjesës më të madhe të punonjësve që janë të regjistruar në ndërmarrjet e Bashkisë. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme, të cilat dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve nga ana e punëdhënësit (Bashkia në resting konkret).
– Po ashtu, rezulton se Bashkia e Kukësit, për periudhën objekt-hetimi, ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve. Megjithatë, si nga ana e Bashkisë, ashtu edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.
Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore. Edhe kjo e fundit, megjithëse ka qenë në dijeni të situatës anormale, nuk ka ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore, përfshirë edhe masat përkatëse, për të detyruar Bashkinë Kukës të sistemonte financat e saj.
Në këto kushte, Prokuroria e Kukësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa ish-zyrtarë lokalë kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. ndaj personave të konsideruar përgjegjës, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga

Gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:


Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës.
Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës.
Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës.

Është shpallur në kërkim:


Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY