Përkujtohet 43-vjetori i revoltës në burgun e Spaçit

Përkujtohet 43-vjetori i revoltës në burgun e Spaçit

182
0
Shares

Ish të burgosur politik, të afërm të tyre dhe pushtetar vendor, kanë përkujtuar sot 43-vjetorin e revoltës antikomuniste në burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë.
Ata u rikthyen në ish-burgun e Spaçit duke vizituar qelitë ku kaluan vitet e tyre të rinisë, ndërsa në përkujtim të tyre u vendos edhe një pllakë përkujtimore.
Drejtori i Institutit të të përndjekurve politik Bilal Kola thotë se është e pafalshme që simboli i diktaturës komuniste të jetë një gërmadhe në ditët e sotme.
Ai ka shtuar se do të firmoset një peticion që do ti drejtohet për miratim Kuvendit që 21 maj të miratohet me ligj si një ditë pelegrinazhi në respekt të veprës të martirëve të lirisë.
spaciPajtim Lami nga Vlora është një nga personazhet që ka pasur një histori rrëqethëse gjatë kohës që ka qenë në këtë burg. Ai ka qëndruar për tre ditë nën gërmadha të minierës, duke luftuar me vdekjen, ndërsa sot përlotet kur viziton këtë vend dhe kujton atë çfarë ka përjetuar.
Ish burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar.
Me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.
spacii

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY