LISTA/ ILDKPKI gjobit 63 zyrtarë me nga 1 milionë lekë për mosdeklarim...

LISTA/ ILDKPKI gjobit 63 zyrtarë me nga 1 milionë lekë për mosdeklarim pasurie

179
0
Shares

Mbi 60 zyrtarë të administratës publike kanë refuzuar deri tani të deklarojnë pasurinë siç kërkohet nga ligji për interesat vjetore.
ILDKPKI pas verifikimeve paraprake ka evidentuar se 63 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të dorëzuar brenda afatit deklaratën periodike vjetore të interesave private.
Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal.
Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private.

Lista

gjoba1

gjoba2

gjoba3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY