Tronditje për familjen e 19 vjeçares që u aksidentua në Itali; shokohen...

Tronditje për familjen e 19 vjeçares që u aksidentua në Itali; shokohen kur hapin arkivolin

97
0
Shares

Një histori e pazakontë ka ndodhur me trupin e pajetë të një shqiptareje e cila u aksidentua për vdekje në Itali. Prindërit e saj prisnin mbërritjen e arkivolit nga shtetit fqinj për t’i kryer ceremoninë mortore në vendlindjen e saj, në Shkodër, por janë përballur me një të papritur që e ka shtuar edhe më dhimbjen e tyre. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” është konstatuar se brenda arkivolit nuk ndodhej trupi i 29-vjeçares Rajmonda Laka, por i një vajze tjetër nga Maroku, e cila me shumë gjasa kishte humbur jetën në Itali, e ku një tjetër familje qëndroi në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit fëmijës së tyre. Xhaxhai i saj ishte marrë me të gjitha procedurat për kthimin e vajzës në atdhe, por një gabim i pafalshëm me shkëmbimin e arkivoleve, i shtoi dyfish dhimbjen prindërve të Rajmondës, shkruan panorama.

rajmonda-lakaj

Ndërsa të afërmit e Rajmondës ndodheshin në ceremoninë ku do t’i jepej lamtumira e fundit 29-vjeçares aty erdhi dhe lajmi i papritur se trupi i saj do të mbërritën pas 10 ditësh për shkak të procedurave që duheshin ndjekur pas ngatërresës. Ky lajm ka tronditur nënën e Rajmondës, ku siç shkruajnë mediat italiane ajo mbeti e sëmurë pasi mësoi se trupi i pajetë i vajzës së saj nuk kishte mbërritur në atdhe.

Tashmë i mbetet zyrtarëve të linjës ajrore dhe drejtuesve të aeroportit nga është nisur trupi, të japin shpjegime për gabimin që për familjen, ka krijuar trishtim mbi trishtim. Rajmonda, vajzë e vetme e familjes Lakaj, humbi jetën më 6 maj në një aksident të rëndë rrugor në Quarrata të Italisë, ku humbi kontrollin e makinës “Ford Fiesta” dhe u përplas tragjikisht me barrierën mbrojtëse duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti ndodhi ndërsa 29-vjecarja ishte duke shkuar për në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY