LISTA/ De Biasi shpall emrat e futbollistëve të grumbulluar për “Euro 2016”

LISTA/ De Biasi shpall emrat e futbollistëve të grumbulluar për “Euro 2016”

92
0
Shares

Trajneri i ekipit Kombëtar të futbolli, Gianni De Biasi publikoi sot listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit në garën e “Euro 2016” në Francë.
“Duhet të kuptojmë që është një rast i mirë që na vjen në dorë dhe më kryesorja është se ne arritëm të kuptojmë limitet tona”.
Në një konferencë për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, dy ishin temat kryesore të saj.
Së pari, programi përgatitor i skuadrës kombëtare, i cili do të nisë më datë 23 maj në Austri, për të vazhduar më pas në Itali dhe në Francë.
Së dyti, shpallja e listës së futbollistëve të cilët do të jenë të përzgjedhur për grumbullimin përgatitor. Ai deklaroi se do të ketë 27 futbollistë të grumbulluar. Nga të cilët, 5 do të largohen më datë 31 maj kur do të deklarohet edhe lista zyrtare me 23 futbollistë.
xhani16Sipas trajnerit nga 27 lojtarë që do mblidhen në Austri, 23 do nisen në Francë. Ai theksoi se zgjedhjet janë thjesht teknike, për të cilat kërkoi mirëkuptim të mos ketë polemika.
“Listën e kam përpiluar vetë, duke i besuar bindjes time, pa ndikimin e askujt. Futbollistëve, ju kam nisur një letër ku i spjegoj qartë se ata janë përzgjedhur për të krijuar një skuadër. Dhe ne do të funksionojmë si të tillë. Ashtu siç kemi vepruar deri më tani”, theksoi trajneri i përfaqësueses Gianni De Biasi.
Më pas ai ju përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, interesimi i të cilëve ishte mjaft i madh për informacionet në lidhje me skuadrën.


Lista e lojtarëve të grumbulluar për përgatitoren e Austrisë

l1
l2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY