Pollo: Lista me 130 rilindës burgaxhinj të administratës, “Eskobari i Ballkanit” brenda...

Pollo: Lista me 130 rilindës burgaxhinj të administratës, “Eskobari i Ballkanit” brenda i 11 në radhë

55
0
Shares

Deputeti demokrat Genc Pollo ka publikuar një listë, zyrtarësh shtetërorë, ku nr. 11 rezulton Klemend Balili, i njohur tashmë si “Eskobari i Ballkanit.
Sipas Pollos, kjo listë me 130 persona, përbëhet nga drejtorë, shefa e më gjerë të emëruar në epokën rilindiste nga Kopliku në Kolonjë e nga Ksamili në Kukës, dhe që opozitës i rezultojnë si burgaxhinj dje dhe problematikë sot

Mesazhi i potë i Genc Pollos


11Javën e shkuar, si kryetar i komisionit hetimor parlamentar për administratën publike, i dërgova letër (“kërkesë  për informacion” quhet zyrtarisht) katër ministrave të qeverisë (të Brendshmit, të Drejtësisë, të Financave e të Sociales) për të na sqaruar mbi një listë prej 130 personash. Këta janë drejtorë, shefa e më gjerë të emëruar në epokën rilindiste nga Kopliku në Kolonjë e nga Ksamili në Kukës. Opozitës i rezultojnë këta si burgaxhinj dje dhe problematikë sot. Ndërkohë, në mesjavë, plasi skandali i Escobarit të Ballkanit, dhe vura re se ai ishte nr. 11 në këtë listë. Presim përgjigje e do të marrim vesh mbase kush ndër 129 të mbeturit do të fitojë nofkën Totó Riina, Tommaso Buscetta, Jack the Ripper e Al Capone i Ballkanit.
klement balili 22

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY